Aktualitet

Durrësi, gati të presë miliona turistë! Klosi i bën thirrje ministrave të Turizmit në rajon

Durrësi, gati të presë miliona turistë! Klosi i bën

Durrësi është gati të presë miliona turistë dhe familje shqiptare, duke ecur përpara me dhimbjen që la pas tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, iu drejtua homologëve të tij nga vendet e rajonit me thirrjen e një bashkëpunimi në politikën turistike.

“Organizojmë këtë samit për të treguar se Shqipëria ka tashme një ofertë turistike te konsoliduar, te qëndrueshme dhe në çdo kohë. Mijëra familje gjetën dyert e hapura dhe dorën e mikpritjes së strukturave akomoduese hoteliere shqiptare. Ata u hapën dyert dhe strehuan në sofrën e madhe shqiptare, siç kanuni e përcakton mijëra qytetarë në ditën e tyre më të keqe. Kjo është dera e hapur e industrisë së turizmit shqiptar. Pavarësisht goditjes së natyrës, zona e Durrësit është e paprekur, është e gatshme për të pranuar mijëra dhe miliona turistë. Sezoni turistik 2020 do të jetë një sezon i suksesshëm dhe për plot familje shqiptare. Këtë praktikë që ne bëmë në Shqipëri, ta ndajmë nëpër botë. Turizmi është një shtyllë shumë e rëndësishme për ekonominë e vendit. Ne nuk jemi konkurrentë, ne jemi bashkëpunues. Duhet shumë që të politika turistike më të përbashkët. Kemi kaluar të njëjtat zhvillimi politike dhe shoqërore. Të kemi një ofertë të përbashkët. Turizmi shet vetëm kënaqësi, por është shtyllë e rëndësishme e ekonomisë dhe të japë ndihmesa të rëndësishme”, u shpreh Klosi në Samitin “Turizmi, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, që po mbahet në Tiranë./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/samiti-i-turizmit-ne-tirane-rama-shqiperia-i-dha-nje-leksion-rajonit/

http://www.tiranapost.al/rudina-xhunga-kam-20-vite-qe-shkruaj-per-turizmin-por-kjo-nuk-me-kishte-shkuar-ne-mendje/

Sot ministrat e Turizmit të rajonit mblidhen në Tiranë