Aktualitet

Durrës, gjendet një trup i pajetë në det, dyshohet për një vrasje

Durrës, gjendet një trup i pajetë në det, dyshohet për

Një trup i pajetë është gjetur në det të hapur nga peshkatarët e Durresit gjatë natës në kohën që kanë qene për peshkim.Bëhet fjalë për motopeshkatoren “Emiljano” e cila ka qenë një distancë rreth 6 milje nga bregu i Durrësit në kohën që ka konstatuar praninë e kufomës.

Rreth orës 3 të mëngjesit të kësaj të diele peshkarexha ka mbërritur në port, ndërsa kufoma është marrë nga policia kufitare.Bëhet fjalë për një person të seksit mashkull, ndërsa trupi është mjaft i dekompozuar dhe i mbështjellë me letër natriban.

Ai është dërguar në morgun e spitalit ku pritet që të bëhen ekzaminimet përkatëse dhe më pas identifikimi i personit që me gjasë është vrarë dhe hedhur në det. /Tiranapost.al/