• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Durrës/ Çifti i të moshuarve gjendet i masakruar në shtëpi


    Një çift i moshuarish është dhunuar nga disa persona të maskuar në shtëpinë e tyre në Spitallë të Durrësit. Ngjarja u shënua mbrëmjen e kësaj të hëne, ndërsa në njoftimin zyrtar të policisë raportohet se dy të moshuarit janë plagosur rëndë.

    Persona të paidentifikuar hynë në shtëpinë e çiftit dhe më pas ushtruan dhunë ndaj tyre. Ata u gjetën nga fqinjët, ndërsa u nisën në gjendje të rëndë në spital.

    Policia po heton në dy pista, e para është ajo e grabitjes, megjithëse lindin dyshime pasi dhunuesit nuk kanë marrë para apo sende floriri. Sipas policisë të moshuarit janë përleshur me hajdutët, të cilët u arratisën pas panikut dhe nuk morën asgjë.

    Nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që të moshuarit janë sulmuar nga ndonjë i afërm apo fqinj i tyre./ Tiranapost.al