• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Duroi torturat dhe luftoi me talebanët në Afganistan: Kush është grabitësi “imam”?


    “Allahu më vuri në provë dhe unë mbijetova!” Kjo është deklarata e Oltian Veselit, të dyshuarit si një nga grabitësit e Rinasit, në një intervistë 13 vite më parë me gazetarin Artan Hoxha.

    Në një deklaratë në emisionin “Opinion”, Hoxha kujton se Oltiani, i cili në atë kohë njihej si Olti, ishte një besimtar mysliman shumë i respektuar dhe i sjellshëm.

    Artan Hoxha kujton momentet e intervistës së realizuar në 2006-n me të, ndërsa thekson se ai ka qenë për 1 vit e gjysmë pjesë e forcave talebane duke luftuar në Afganistan.

    “Kam qenë në shtëpinë e Oltian Veselit. Në atë kohë ishte depërtuar nga Afganistani. Ishte futur të luftonte është arrestuar nga marinast amerikanë në një përplasje me talebanët. Është arrestuar në Afganistan dhe në 2005-n i është nënshtruar një hetimi. Në qershor të 2006-s ai është riatdhesuar në Shqipëri, nuk ta jepte përshtypjen që kishte bërë atë, ishte shumë i respektuar, i kulturuar. Ishte stërvitur nga muxhahedinët. Ai thoshte që: ‘Allahu më vuri në provë dhe unë i mbijetova’. I ishte nënshtruar torturave të jashtëzakonshme. Madje tregoi se i kishin vënë elektricitet në organet gjenitale. Dukej që kishte kaluar shumë tortura, dukej i ftohtë, i qetë. Ndaj i ka mbetur emri ‘Imam’. Ai nuk ka qenë asnjëherë imam nga komuniteti mysliman. Luftoi për 1 vit e gjysmë në Alganistan. Ka qenë në vëzhgim nga anti-terrori”, tha Hoxha./ Tiranapost.al

    Intervistën e plotë të 2006-s mund ta lexoni këtu.

    Një prej të arrestuarve është një nga grabitësit e Rinasit?