Aktualitet

Herë më duket vetja lypës e herë mbret. Historia e burrit që vuan nga bipolariteti

Njerëzit më shohin me dyshim kur them se kam çrregullime të personalitetit. Nuk kanë faj, edhe vetë jam i hutuar. U diagnostikova me çrregullime bipolare në fillim të vitit 2016 dhe person me dy personalitete pesë muaj më parë. Shkoja tek doktori kur pësoja ndonjë krizë serioze. Pata shumë kriza të tilla dhe çdo ditë e më shumë gjendja ime përkeqësohet. Shpesh ulërisja, bërtisja dhe qaja deri sa më merrej fryma.  Ndjeja gjithçka dhe një moment nuk ndjeja asgjë. Njëherë ndihesha pa vlerë e një herë tjetër më dukej vetja  sikur jam shpëtimtari i botës.

Ndihesha i pavlerë për botën dhe më vinte të lëndoja veten, një natë gjërat u bënë shumë keq sa të nesërmen shkova tek mjeku dhe i kërkova ndihmë.  Ai më dërgoi më pas tek një psikiatër. Bëra disa seanca dhe në fund më thanë që isha bipolar, me dy personalitete dhe u bombardova me mjekime. Ato më qetësuan disi por ende vazhdoj të përjetoj situata të çuditshme. Mendja ime punonte gjithë kohën për shumë gjëra.

Më binin mendime të shkëlqyera dhe projekte të rëndësishme por pas pak minutash çdo gjë më fshihej nga memoria. Për shkak se jetoj me dy personalitete është e vështirë të tregoj edhe gjëra të sakta të jetës time, shoqërinë, punën që e humba, të dashurën e gjithçka tjetër.

What it's like to live with two personality disorders

Zgjohem shumë keq, më pas lumturohem e më pas ndihem përsëri sikur më ka rënë bota mbi kokë. Të jetosh me dy personalitete nuk është e lehtë. Kanë kaluar vetëm pesë muaj që nga diagnoza ime  e fundit dhe nuk jam ende nën kontroll, por jam i vendosur të luftoj.  Nuk e di nëse do shërohem ndonjëherë por mbaj shpresa. Ju do thoni që nëse jam i vetëdijshëm që kam dy personalitete, si ka mundësi që vuaj nga një problem i tillë? Epo truri i njeriut është plot mistere. Një herë me duket vetja lypës e një herë më duket vetja mbret. Nëse do duhet të zgjedh, do zgjedh mbretin. Uroj të mos zgjohem nesër si lypës se punë e madhe më pret...

Çrregullimi bipolar, i njohur edhe si sëmundje maniako-depresive, është një çrregullim i trurit që shkakton ndryshime të pazakonta në energji, humor, gjendje emocionale, nivelet e aktivitetit dhe aftësinë për të kryer detyra ditore. Ekzistojnë katër lloje themelore të çrregullimeve bipolare; të gjitha ato përfshijnë ndryshime të qarta në gjendjen e humorit, energjisë dhe aktivitetit. Këto gjendje shpirtërore variojnë nga periudhat e sjelljes jashtëzakonisht “të ngadalta”, dhe  super energjik të njohura si sjellje  maniako- depresive, e më pas sjell gjendje dëshpërimi.  Periudhat maniako-depresive më pak të rënda njihen si ‘episode hipomane’.  Histori personaleTiranapost.al E.B