Aktualitet

Duke filluar që sot, Plutoni sjell lajme jo dhe aq të mira. Mëso çfarë ndodh me shenjën tënde

Pas fiks një viti nga i njëjti fenomen, pasditen e 22 prillit Plutoni ka filluar periudhën e ndikimit negativ, që do të zgjasë deri në tetor. Kujtojmë se ky planet, përveçse është shumë i ngadaltë, ndikon në transformime të thella, të rëndësishme, prandaj ecja e tij mbrapsht premton muaj gjatë të cilëve është mirë të merret frymë për të rigjetur sërish kuptimin e gjërave.

Zbulo efektet që do të ketë Plutoni në shenjën tënde

Dashi: ke nevojë të qetësoshesh pak dhe të ndalosh së bëri projekte. Mos provo të ndryshosh më punë.

Demi: mos vrapo për të kapur diçka të largët që nuk të përket por që vetëm të apasionon.

Binjakët: sugjeroji dikujt që të kënaqet dhe të mos këkrkojë aq shumë nga vetja

Gaforrja: deri në tetor përjeto me qetësi raportet dhe lidhjet dhe qëndro larg gjërave të ndaluara dhe dyshimeve.

Luani: nuk është momenti i mirë për të bërë diçka që do të të ekspozozjë ndaj një rreziku. Mos u bëj Luan!

Virgjëresha: nuk është momenti për të eksloruar forma të reja argëtimi ose kënaqësie. Për momentin nuk do t’ia dalësh dot.

Peshorja: prej shumë vitesh Plutoni po punon brenda teje, duke vënë në dyshim edhe gjërat më intime. Por tani është koha për pak pushim.

Akrepi: energjia e Plutonit të pëlqen shumë, por për momentin duhet ta lësh mënjanë, për t’u marrë me transformimin tënd personal.

Shigjetari: deri në fund të verës mos e vendos veten shpesh në prova të forta. Nuk ke nevojë ta bësh.

Bricjapi: merr pak pushim dhe mjaft e vëzhgove veten për të gjetur defekte. Shijo atë qe ke.

Ujori: mos ki frikë nga subkonshi, nga ato gjëra dhe situata që të bëjnë më pak të lirë. Gjithçka vetëm sa është shtyrë.

Pesci: duhet të vendosësh të lësh mënjanë forcën e planetit për të shtyrë takimet me projektet e tua, me ëndrrat e tua. Tiranapost.al