• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    ‘Duhet të mësohemi të jetojmë me tërmetet. S’jemi në zonat e rrezikuara’. Gjeologu italian niset për Shqipëri


    Profesori italian Antonio Moretti ka treguar se çfarë po ndodh në nivelin sizmiotektonik në zonën e Ballkanit. Në një artikull nga MeteoWeb, ai citohet duke thënë:

    “Jemi mbi një vijë, midis Afrikës dhe Europës, që po afrohen. Kalabria është e mbështetur në detin e lashtë të quajtur Thetis, që po fundoset duke lëshuar energjinë e saj”.

    Profesori i gjeologjisë në Universitetin L’Aquil është nisur drejt Shqipërisë për të parë më nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

    Ai thotë se pavarësisht se tërmeti i fortë ka shkaktuar frikë, jo vetëm në Shqipëri që rezultoi me 51 viktima por edhe në Itali, në të vërtetë Italia dhe Shqipëria nuk janë të rrezikuara.

    “Deti Jon, Kalabria por dhe Apeninet italiane po afrohen drejt Adriatikut për shkak të shtyrjes nga Afrika. Është e njëjta gjë që i ndodh Lindjes, kështu që deti ulet në mënyrë të theksuar, lëshon energji në mantel duke ngrohur shkëmbinjtë që ngrihen në formën e magmës. Kjo është një zonë që merr presione nga shumë anë, jo vetëm nga Deti i Zi”.

    Ai përmend zonat më të rrezikuara:

    “Nga ky këndvështrim, Turqia, harku helen dhe zona që kufizon Detin e Vdekur janë më kritiket, sepse ato janë në vijën e pllakave që ndan dy kontinentet, përkatësisht bllokun aziatiko-evropian nga njëra anë dhe gadishullin Arabik së bashku me Afrikën në anën tjetër”.

    Sipas ekspertit italian, se kjo është çarja e dytë në botë pas asaj të San Andreas në Kaliforni, që ka shkaktuar tërmete me përmasa gjigante. Këshilla e tij është: “Duhet të mësohemi të jetojmë me tërmetet, duke u siguruar që të mos na i rrëzojnë më shtëpitë”.

    Ai ka postuar dhe një link në Facebook ku sqaron më shumë./ Tiranapost.al. 


    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post