Aktualitet

Duhet të 'mahnis' Macron, jo gjithë Parisin!

Edhe vetë kryeministri Rama e ka pranuar që Parisi është shumë i madh për t'u mahnitur,por ai ka thënë se mjafton të mahnitet një njeri i vetëm, Macron.

"Edi Rama ka mahnitur të gjithë atë Parisin e madh, me sharmin dhe sjelljen e tij”, u shpreh Ornela Vorpsi pak kohë më parë në studion e Top Show-t, dhe po nga i njëjti vend kryeminitri u shpreh kështu: "Unë jam shumë dakord që Parisi është shumë i madh, për t’ia dalë ta mahnit. Gjithsesi tani do të më duhet të provoj të ‘mahnit’ një person të vetëm, presidentin Macron, për të votuar pro hapjes së negociatave, madje mund t’u them se kam shumë besim që do t’ia dal”.

I binzur se do t'ia dalë, Rama tha se nuk kishte një datë konkrete se kur do takonte Macron, por theksoi se kur të ulet do të marrë votën pro për negociatat.