Nën lupën e Stela Sallakut

A duhet ta ndryshoj garderobën për të kombinuar getat trend?

Stella Sallaku/Para disa ditësh në një nga emisionet më të ndjekura tek cili isha e ftuar , mu bë një pyetje lidhur me tendencat e reja, çfarë na nevojitet vërtet dhe çfarë mund ta lëmë të kalojë pa e përvetësuar. Një dizajn I ri bëhet trend nëse promovohet nga influencuesit e modës, blogger si dhe editor mode pasi ka marrë komentet pozitive nga kritikët sigurisht. Edhe pse së fundmi kritikët e modës I kemi lënë pak pas dore dhe fokusin e kanë marrë vetë dizajnerat dhe influencuesit. Si çdo risi trendi ka pikënisjen, kulmin dhe rënien. Njerëzit me ndikim në botën e modës i përqafojnë tendencat që sa janë në fillim të grafikut, dhe I lënë pasi ato kalojnë momentin kulminant . Sot nuk dua të ndalem tek e gjithë gama e tendencave, por vetëm tek njëra e cila ka ndikim tek të gjitha të tjerat. Getat! Unë I kam koleksionuar që në moshën e gjimnazit sepse kam patur dhe kam një dashuri të veçantë për dizajnet unike. Që nga getat e bardha me trëndafila të qëndisur, pastel rozë, blu saks , lejla, tullë, të zeza dhe jeshile. Pa harruar dhe të kuqe nga të cilat i japin një tjetër pamja pantallonave gri me prerje mashkullore. Por sa praktike janë? Do thosha që nuk i vishni dot fundet pa një palë të tilla sidomos në periudhën e dimrit, me siguri që shumica ka patjetër një palë nude dhe të zeza në garderobë. Nuk keni nevojë të ndryshoni garderobën për ti përshtatur me getat trend, sepse ato fare mirë përshtaten me shumë gjëra të cilat I keni. Mund t’ju them që kombinohen edhe me element të cilët nuk ju kishte shkuar në mëndje. Ju sugjeroj që të eksperimentoni pakëz me look-un sepse do e shihni që rezultati do ju pëlqejë pasi të keni bërë njërëzit rreth e rrotull tju fokusojnë nga koka tek këmbët.

Disa nga blogger dhe influencueset I kanë përshtatur në mënyra të ndryshme, i hedhim një sy më poshtë. Jeni të lira ti kopjoni direkt, sepse na duhet pak “street style” si në Paris, Milano, Londër ose New York./Tiranapost.al