• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Duhen 4 vjet për të kërkuar divorc në Irlandë. Por një referendum pritet të ndryshojë gjithçka


    Në katër vitet e fundit, Michael Rossney  ka shkuar në gjykatë mbi 40 herë dhe ka shpenzuar me mijëra euro për procedura ligjore për divorc. Ashtu si 118 mijë njerëz në Irlandë martesa e tij nuk ka shkuar siç ai mendonte, kështu që është ndarë nga partnerja.

    Të kërkosh një divorc në Dublin është një çështje tejet e ndërlikuar.  Shpenzimet dhe zgjatja e afatit nuk është një gjë e pazakonte në Irlandë, pasi vendi ka ligjet më të kufizuara në gjithë Europën.

    Sipas ligjit aktual, një person mund të aplikojë për divorc vetëm nëse ka jetuar katër vite në një tjetër shtëpi larg gruas, në pesë vitet e mëparshme dhe këtë gjë duhet ta dëshmojë.

    Askush nuk është i përjashtuar nga ky rregull, duke përfshirë edhe ata që duan të ndahen për shkak të dhunës apo abuzimit.

    Megjithatë, gratë irlandeze që duan të ndahen për shkak të abuzimit nga bashkëshorti janë të vetmet që mund të përfitojnë nga një proces divorci më i shkurtër, por edhe ky sistem po shkakton pakënaqësi mes tyre.

    Njerëz të tillë që kanë përjetuar të njëjtën histori si Michael Rossney thonë se koha e pritjes prej katër vitesh është një periudhë ankthi i panevojshëm, pasi u privon shumë gjëra në jetë, shkakton uljen e mirëqenies, shpenzime të pafundme në para dhe gjendje të rëndë emocionale.

    Por kjo gjë mund të ndryshojë me datë 24 maj pasi Irlanda do të mbajë një referendum që ligji për divorcin të ndryshojë.

    Çiftet e martuara në Irlandë tentojnë të qëndrojnë të bashkuar në një mesatare shumë më të lartë në krahasim me homologët e tyre të BE, me një shkallë divorci prej 0.7 nga 1.000 njerëz në krahasim me mesataren e BE-së 1.9, sipas të dhënave të Eurostat / CNN/ Tiranapost.al. E.B

    Michael Rossney will vote "Yes" in the upcoming divorce referendum. "If the time is cut in half, the pain is cut in half."

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690