• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 20 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Duhanpirja, shkaku kryesor i kancerit. Kryetarja e Shoqatës së Pneumologjisë flet për numër në rritje të të prekurve


    Përdoruesit e duhanit rrezikojnë seriozisht shëndetin e tyre nga sëmundjet e rënda vdekjeprurëse, të tilla si kanceri në mushkëri dhe sëmundja obstructive e pulmonit që njihet si SPOK.

    Sipas të dhënave nga Spitali Universitar Shefqet ndroqi, rastet e reja me kancer të pulmonit të kapur në harkun kohor prej një viti janë shtuar.

    Për këtë ka folur për News 24 profesoreshë Silvana Bala, kryetarja e Shoqatës së Pneumologjisë e cila shton se numri i të prekurve nga sëmundja rritet me të paktën 60 raste nga viti në vit.

    Sipas ekspertëve, në Shqipëri duhanin e konsumojnë rreth 780 mijë njerëz, prej të cilëve 1 në 8 prej tyre është i destinuar të preket nga sëmundja e rëndë e SPOK.

    Kjo smëundje shkakton ngushtim të rrugëve të frymarrjes dhe kërkon herë pas herë oksigjenim. Dhe për të marrë aparaturën e oskigjenimit, kushton 700 dollarë. Për shkak të pamundësive për ta blerë, të sëmurët shtrohen në spital ku paguajnë dhe koston. Sipas Neës 24, mjekët e spitalit, edhe pse në shifra jo zyrtare thonë se 30% e shtrimeve vjetore i përkasin kësaj sëmundje.

    Këto të dhëna u bënë publike gjatë kongresit të 11 të pneumologjisë që po mbahet në Tiranë, ku marrin pjesë mjekët më të njohur nga Shqipëria por edhe nga Kosova./ Tiranapost.al. 

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post