Sport Te gjitha

Dueli i Champions League, Tottenham e “përgjysmuar” ndaj Interit


Lajme të këqija ato nga infermjeria për teknikun e Tottenham Hotspur, Maurizio Pochettino.

Tekniku spanjoll nuk do të ketë në dispozicion të tij mesfushorët Moussa Sissoko dhe Delle Alli për ndeshjen e fundjavës ndaj Liverpool-it, ndërsa e sigurtë është dhe mungesa e portierit kampion bote, Hugo Lloris.

Por ajo që dhemb më tepër është se Lloris dhe Sissoko nuk do të jenë të gatshëm për “gjelat” as për sfidën e mesjavës ndaj Interit, e vlefshme për grupet e Champions League, ndërsa në dyshim është prezenca e mesfushorit 22 vjeçar, i cili mori një dëmtim gjatë aktivizimit me kombëtaren angleze.

Megjithatë, për sfidën ndaj zikaltërve, Pochettino do të ketë në dispozicion fituesin e Kupës Aziatike, Son Heung-Min, i cili është bashkuar me grupin pas ndeshjeve të kombëtareve.

Nga krahu tjetër, Luciano Spalletti nuk do të ketë mungesa të rëndësishme, ku Sime Vrsaljko dhe Lautaro Martinez pritet të jenë mungesat e vetme. /XH.K