Aktualitet

Duam që Shqipëria të hapë negociatat në qershor! Ministri i Jashtëm i Rumanisë flet për vëmendjen ndaj vendit tonë këto gjashtë muaj

Esencë Editori/ Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Teodor Melescanu, vend që mban kryesinë e radhës në BE, shprehet se duam që Shqipëria e Maqedonia të marrin një ftesë të qartë për hapjen e negociatave.
Duam që Shqipëria të hapë negociatat në qershor!

Presidenca e BE në gjashtë muajt në vijim është në Rumani dhe vendi që kryeson Këshillin e Unionit ka shpresa që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të marrin ftesën, ose dritën jeshile këtë qershor, që BE të hapë zyrtarisht negociatat për anëtarësimin në Bashimin Europian.

Qëndrimi e tij pozitiv e shprehu ministri i Jashtëm rumin, Teodor Melescanu, i cili dha një intervistë për Deutsche Welle, ku ndër të tjera tha se Ballkani Perëndimor do jetë në axhendën e takimit të ministrave të jashtëm të BE, e planifikuar të zhvillohet me 31 janar në Bukuresht.

Ja çfarë tha ministri i Jashtëm: "Pozicioni ynë kombëtar është mbështetja e përshpejtimit të negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi në drejtim të hapjes së kapitujve të rinj për negocim. Ne dëshirojmë, dhe ky do të jetë propozimi im, që Maqedonia Veriore dhe Shqipëria të marrin një ftesë të qartë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian”. Artikullin nga Deutsche Welle e gjeni këtuPër Tiranapost.al. E.B

Teodor Melescanu Rumänien Außenminister (Getty Images/AFP/A. Kisbenedek)

http://www.tiranapost.al/presidencen-e-se-ne-rumani-keto-gjashte-muaj-zhgenjehet-ballkani/

http://www.tiranapost.al/eshte-e-afte-rumania-per-mandatin-presidencial-te-juncker-eshte-skeptik-dhe-ja-cfare-thote/

http://www.tiranapost.al/greqia-rumania-dhe-bullgaria-na-mbeshtesin-ne-hapjen-e-negociatave/