• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Dua pulë me patate! Kërkesa e parë e Alvinit dhe dëshmia sesi dhunohej nga luftëtarët e ISIS


    Fjalët nuk kishin vend gjatë takimit të Alvinit me babanë dhe dy motrat e tij, por 11-vjeçari shqiptar që shpëtoi nga kampet siriane kishte një kërkesë.

    “Pulë me patate të skuqura”, kërkoi Alvin ndërsa mori dhuratat e para: lodrat ndërtuese Lego dhe një libër për fëmijë. Një kërkesë sa e thjeshtë apo e pavlerë mund të duket për bashkëmoshatarët apo familjet që nuk jetojnë në zona lufte, për 11-vjeçarin ishte një dëshirë e fshehur diku në mendjen e tij.

    Jeta në kampin që është marrë tashmë në kontroll nga ISIS nuk ishte e lehtë por ai ia doli, ndërsa tregon në dëshminë e tij të publikuar nga “La Stampa” se cfarë kaloi në 5 vitet e fundit.

    “Ata më mësonin të bëja luftë. Gjithmonë më qëllonin dhe më bërtisnin se duhet të bëhesha ushtar. Më detyruan të flas vetëm në arabisht”!

     “La Stampa” shkruan se 11-vjeçari e ka harruar plotësisht italishten, pasi për pesë vite në Siri e ka pasur të ndaluar ta flasë.

    “Alvini sot nuk e kujton fare italishten. Ai e kishte të ndaluar ta fshitë atë, ndërsa ishte duke u stërvitur për të luftuar për ISIS. Edhe emri i tij ishte ndryshuar: militantët xhihadistë e quanin Yusuf. Alvini ka kujtuar vetëm pak shqip, teksa iu ka thënë shpëtimtarëve që u shoqëruan për në Damask dhe më pas në Bejrut, Liban ‘Më ka marrë malli shumë për babanë’”, shkruan “La Stampa”./ Tiranapost.al

    Foto-Video/ Alvini mbërrin në Romë, takim mes lotësh me babanë dhe dy motrat

    A duhet të përdoret politikisht historia e Alvinit? Lleshaj: Unë them po, të shërbejë si mesazh: Terrorizmi s’ka vend tek ne

    Si Alvini u kthye nga ‘ferri’, si ia doli plagosjes nga një shpërthim dhe çfarë ndodh me fëmijët e tjerë në çadrat e ISIS

    Doktoresha e Kryqit të Kuq italian tregon gjendjen e Alvinit: Foli dhe pak shqip

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post