Showbiz

Dua Lipa u shpall e veshura më bukur në “Brit Awards” dhe mjafton të shikoni fotot për ta aprovuar!

Dua Lipa u shpall e veshura më bukur në “Brit Awards” dhe

Ajo ka marrë katër nominime për “Brit Awards 2019”, një nga eventet më të rëndësishme të muzikës britanike.

23-vjeçarja Dua Lipa ka pushtuar të gjitha portalet ndërkombëtare, që e kanë vendosur këngëtaren me origjinë shqiptare në listën e personazheve të veshur më bukur.

Dua arriti të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve me fustanin dyngjyrësh, të zi dhe ciklaminë. Por në fakt detaji që nuk mund të lihet pa komentuar është transparenca në pjesën e bustit, ku duket se mund të shohim asetet e këngëtares përtej dantellës.

Në pjesën e poshtme fustani i Christopher Kane vjen i fryrë, ndërsa Dua ka zgjedhur një makijazh sa më pranë natyrales.

“Independent” apo “Daily Mail” janë mes mediave ndërkombëtare që përgëzojnë përzgjedhjen e guximshme të këngëtares me origjinë shqiptare.

Deri më tani Dua është shpallur fituese e çmimit “Kënga më e mirë britanike” për bashkëpunimin e saj me Calvin Harris, “One Kiss”./ Tiranapost.al