Botë Te gjitha

Dua Lipa triumfon në Grammy, shpallet artistja e re më e mirë


Në Los Angeles ndahen çmimet Grammy 2019, i 61-ti dhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka triumfuar duke u shpallur si artistja e re më e mirë si dhe ka marrë çmimin për kategorinë ‘Kënga më ritmike” me “Electricity”.

Pasi mori dy çmimet, Dua Lipa tha: “Jam nervoze dhe mirënjohëse pasi kam marrë një nga shpërblimet më të mëdha të çmimeve Grammy. Dua tu them faleminderit fansave të mi që më kanë mundësuar të bëhem versioni më i mirë i vetes”.

Gjithashtu në postimin në Instagram Dua falenderoi familjen, fansat dhe gjithë artistët me të cilët ka bashkëpunuar.

“Përcjell dashuri të madhe për fansat e mi, familjen time, ekipin tim, të gjithë artistët e mrekullueshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e vërtetë bëhet realitet. Faleminderit”./ Tiranapost.al. E.B