• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 19 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Dua dhe Rita zbritën nga skenat dhe veshën të njëjtën bluzë për fëmijët


    Rita Ora dhe Dua Lipa janë kaq ngjashme sa vështirë të mos i krahasojmë. E talentuar njëra, po ashtu edhe tjetra, e rritur në emigrim njëra, po ashtu edhe tjetra, me famë ndërkombëtare njëra e po ashtu edhe tjetra së fundmi i ka bashkuar edhe e njëjta organizatë.

    (Postimi i Rita Orës në Instagram)

    Pak ditë pas Ritës që erdhi në Kosovë si e deleguara e Unicef-it në ndihmë të fëmijëve romë, edhe Dua veshi bluzën e pambuktë me logon e të njëjtës organizatë për t`i ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë. Dua e pati fokusin tek fëmijët që po jetojnë në kampet e refugjatëve në Liban. Dhe si thuajse në çdo rast tjetër, edhe këtë herë të dyja vajzat i shoqëruan baballarët.

    (Postimi i Dua Lipës në Instagram)

    *Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.