Aktualitet

Drogë në Vermosh/ Arratisen autorët

62 kilogram drogë janë sekuestruar në Vermosh.
Drogë në Vermosh/ Arratisen autorët

Sekuestrohen në Vermosh 62 kg kanabis. Dorga është zbuluar dje afër pikës Kufitare Baskimi, në breg të lumit “Gërçarë” në fshatin Vermosh.

Policia ka marrë një informacion se disa persona po trafikonin drogë në drejtim të Malit të Zi. Pas kontrollit të zonës, blutë e Shkodrës gjetën 4 thasë dhe një çantë dore me drogë. Në total u sekuestruan 62 kilogram drogë.

Por policia nuk ka arrestuar dot autorët, pasi ata ia kishin mbathur.

drogavermosh