• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Drogë mes Shqipërisë, Italisë dhe Gjermanisë. Koka e grupit një shqiptar


    Detaje të reja kanë dalë pas shkatërrimit të grupit kriminal i cili trafikonte drogë mes Shqipërisë, Italisë dhe Gjermanisë.

    Hetimi për këtë grup kriminal ka nisur që në vitin 2015.  Ky grup kryente  trafikun e  kokainës dhe marijuanës nga vendet e ulëta të Europës në drejtim të Italisë së Veriut.

    Në përbërje të grupit  ishin 9 shtetas shqiptarë, 1 shtetas italian dhe 1 shtetas maroken.

    Nga ky operacion ndërkombëtar i koduar “Il Moro 2015” deri më tani janë arrestuar 8 persona 3 në Vlorë dhe 5 në Itali nga të cilët 6 janë shqiptarë, 1 maroken dhe 1 italian. Ndërsa pritet edhe arrestimi i 3 personave të tjerë në Gjermani.

    Kreu i këtij grupi konsiderohej shtetasi shqiptar me iniciale B.SH. Por nga hetimet e deritanishme rezulton se aktiviteti kriminal  i kryer nga  ky grup  nuk ka lidhje me  Shqipërinë, sepse qendra e veprimtarisë së grupit ishte Fierence.

    Shtetasit e arrestuar në Vlorë janë identifikuar si më poshtë:

    B. SH, 31 vjeç; B. H,41 vjeç; dhe V. S. 56 vjeç .

    Ndërkohë në Itali janë arrestuar:

    A.Ç., 31 vjeç; A. Ç.,33 vjeç; E. F., 35 vjeç;  edhe këta shtetas Shqiptarë, si dhe M. S., 30 vjeç Maroken dhe  R. A. 37 vjeç Italian./ Copyright Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]