Politikë Te gjitha

Dritan Prifti rikthehet në Shqipëri në gjendje të rëndë shëndetësore


Prej kohësh ka probleme shëndetësore, por tashmë Dritan Prifti ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ish ministri i LSI-së vuan nga një sëmundje e rëndë gjaku dhe së fundmi është kuruar në Itali. Megjithatë mësohet se pavarësisht nga trajtimet e mara, Prifti nuk ka pasur përmirësime. Ai është rikthyer këto ditë në Shqipëri dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë.

Vetë ai në një status në muajin maj njoftoi se do të donte të ishte pjesë e fushatës elektorale, por sëmundja që kishte nuk ia lejonte. “Kam mbi një vit që luftoj me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku”, do të shprehej Prifti.

Dritan Prifti u bë shumë i njohur për opinionin publik kur në vitin 2009 pak ditë pas zgjedhjeve deklaroi se pavarësisht vendimit të LSI-së ai do të futej në koalicion me Sali Berishën dhe thuhet se ka qenë pikërisht Prifti “kumbari” i marrëveshjes Berisha-Meta. Gjithashtu dy vite më pas, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me Ilir Metën ai publikoi një video që e kishte realizuar në zyrën e tij ku Ilir Meta, atë kohë zëvendëskryeministër, kërkonte ryshfet për vendime të caktuara./Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *