Aktualitet

Dreqin sa jam plakur, por ndihem shumë e re!

Për ata që ndihen shumë vite më të rinj sesa mosha që kanë në të vërtetë, të mos bëjnë më pyetje lart e poshtë: Pse ndihem unë kështu, mos ndoshta është pjesë e imagjinatës?

Përgjigja është jo, nuk është pjesë e imagjinatës! Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që ndihen shumë të rinj, kanë një strukturë të tillë të trurit, që njihet ndryshe si tru i ri. Këtë ka shpjeguar dhe treguar autorja  kryesore e studimit, që ka zgjatur prej vitesh. Jeanyung Chey, eksperte dhe profesoreshë në departamentin e psikologjisë dhe programit për shkencat e trurit në Universitetin Kombëtar të Seulit ka treguar se janë kryer shumë studime, të fundit të nisur që në vitin 2014 për të gjetur një përgjigje të saktë. Ajo ka treguar se janë bërë shumë eksperimente me njerëz, të cilët disa ndiheshin më të vjetër e disa më të ri dhe në sajë të vlerësimeve neuropsikologjike të ndjekura nga skanime të trurit u bë zbulimi.

Skanimet zbuluan se të moshuarit që raportuan se ndiheshin më të rinj se mosha e tyre kronologjike, kishin më shumë lëndë gri në pjesët kyçe të trurit të cilat zakonisht kanë tendencë të tkurren me kalimin e moshës. E njohur si lënda gri, zvogëlohet duke shkaktuar rënie të shëndetit të trurit. "Njerëzit që ndihen më të rinj, janë gjithashtu më të prirur për të ruajtur kujtesën afatgjatë, dhe më pak gjasa për tu prekur nga simptomat depresive”.

Megjithatë, Chey thotë se do duhet edhe disa verifikime të vogla që ky konstatim të njihet botërisht edhe pse ajo është e sigurt se të ndjerit i ri do të thotë që truri është biologjikisht më i ri, se ashtu është ndërtuar.  Por a ka ndonjë të ri që ndihet më i moshuar? Sigurisht që po, dhe kjo mbetet për tu studiuar.../ Ky artikull është marrë nga Health,com, përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

Image result for Feel Younger Than Your Years? Your Brain Shows It