• Shqip
  • English
  • E shtunë, 20 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Nën lupën e Stela Sallakut Personazh Të gjitha TIP top

    Dren, s’të përcaktoj dot, por ka 5 arsye pse më pëlqen dhe 5 pse nuk më pëlqen


    Dren Abazi është kantautori më i preferuar i shumë vajzave shqiptare sot për sot. Jo vetëm për muzikën e tij, por për stilin dhe sharmin që e karakterizon. Jam e sigurt që vajzat janë duke pohuar me kokë tani për këtë që sapo thashë, ose disa kanë vazhduar më poshtë me shpejtësi për të parë fotot. Nuk e njoh personalisht Drenin, edhe pse e kam dëgjuar shpesh të këndojë live. Nuk di as të them me saktësi cilit stil i përket. Disa herë më duhet sikur e frymëzon Johnny Depp, kur vesh jelek me t-shirt, kapele dhe xhinse “slim fit” gri. Herë të tjera më duket si aktor nga saga “Twilight”. Sido që të jetë, duket që shpenzon kohë për të gjetur veshjet e duhura, sidomos kur është në skenë. Le t’i shohim më në detaje pesë nga veshjet më të realizuara dhe më pas pesë këshilla.

    (Foto nga Instagram)

    Duket që e ka shumë të qartë lojën e shtresëzimit, i mungon vetëm një golf poshtë xhaketës blu me prerje dopiopet. Më pëlqen idea e harmonizimit të nuancave të ftohta dhe të ngrohta në një veshje, por duhen patur kujdes balancat. Në këtë rast Dreni i ka dhënë dritë gjithë portretit me pallton portokalli paksa oversize.

    (Foto nga Instagram)

    Ngjyrat e tokës i shkojnë më shumë se të tjerat meqë edhe tiparet i ka në grurë. Bluza me dekolte-në e theksuar është stil paksa i konsumuar, por duket që Drenit i pëlqen.

    (Foto nga Instagram)

    Stili i viteve ’50 duket që i pëlqen, ndoshta pak më shumë se sa të tjerët. Paskemi një gjë të përbashkët, Dren, na pëlqejnë të dyve shallet e mëndafshit lidhur shkurt në qafë. Detaj ky i huazuar nga uniformat e ushtarëve Kroatë, e më pas Francezë.

    (Foto nga Instagram)

    S`e di pse m’u kujtua filmi “The red violin”, kur pashë këtë foto në profiling zyrtar të Drenit. Më pëlqen që ka guxuar me kostumin e kuq, kombinuar me këmishën e bardhë duket shumë me stil. Më tërheq vëmendjen detaji mustardë tek këpuca, i cili bie në sy vetëm po ta shohësh me vëmendje.

    (Foto nga Instagram)

    Detaji i çorapeve të kuqe, të cilat kombinohen me pallton është mjaft i gjetur. Veshja ka detajet e duhura dhe jo më shumë se sa dy tre ngjyra, tamam siç thotë dhe Dior tek “Fjalori i modës”.

    Kalojmë tek pesë sugjerime

    (Foto nga Instagram)

    Më pëlqen kombinimi i shallit me këpucët, por duhet të ishte pak më i hollë që të kombinohej me pjesën tjetër të veshjes. Sepse xhaketa është lana e hollë, dekoruar me shaminë e mëndafshit, bluzën dhe xhinse.

    (Foto nga Instagram)

    Këmisha kaq e hapur përpara është një trend shumë i konsumuar që nga vitet 2000. Do dukej më e rregullt veshja po të kopsitej deri në jakë, e më pas të kombinohej me pantallonat laps.

    (Foto nga Instagram)

    Pantallonat janë më të gjata se sa duhet, saqë krijojnë atë palën e mërzitshme tek kavilja. Këpucët duhet të kishin një detaj të kuq për t`u harmonizuar me shaminë, ose e anasjellta, pra shamia të ishte e kaftë.

    (Foto nga Instagram)

    Pantallona gjysëm lëkurë (ose xhins me shkëlqim), duan patjetër një xhaketë “biker”. Këmisha (sërish) e zbërthyer vë në pah atë varsen argjend. Xhaketa ka tërësisht tjetër stil me pjesën tjetër të veshjes, dhe prish pak balancat.

    (Foto nga Instagram)

    Kjo xhaketa do më pëlqente e stiluar me një palë pantallona klasike kostumi me dy penca. Por edhe kështu nuk duket keq. Sugjerimi im është për ripin, ndoshta duhet të ishte në të njëjtën nuancë me xhaketën ose të eleminohej fare./Tiranapost.al