SPORT

Drejtuesit e Interit takohen me agjentin e Barellas

Drejtuesit e Interit takohen me agjentin e Barellas

Interi ka zhvilluar bisedime me agjentin e Nicolo Barella përpara një lëvizje potenciale të madhe për mesfushorin e Cagliarit në Giuseppe Meazza.

Sipas mediumeve FC Inter News dhe FC Inter 1908, Alessandro Beltrami u takua me Beppe Marottan dhe drejtorin sportiv Piero Ausilio në pasditen e së hënës.

Është spekuluar se mund të ketë disa zhvillime të reja për marrëveshjen në orët e ardhshme, edhe pse Interi duhet të plotësojë vlerësimin prej 50 milionë eurosh të Cagliarit.

22-vjeçari ka qenë i lidhur me disa klube tjera, por zemra e tij është e vendosur për një transferim te Interi.

Ai aktualisht është në detyrë me Italinë U-21 në Kampionatin Evropian të kësaj moshe dhe ka shkëlqyer duke shënuar edhe gol kundër Belgjikës në fitoren 3-1 të shtunën.

Beltrami gjithashtu përfaqëson belgun Radja Nainggolan, i cili mund të largohet nga Interi nëse vjen një ofertë e konsiderueshme. /XH.K