Tech

Drejtori i Twitter merr një vendim të rëndësishëm: Për politikanët në gjithë botën

Drejtori i Twitter merr një vendim të rëndësishëm:

Do ndalohen të gjitha reklamat politike në Twitter. Drejtori i Përgjithshëm i Twitter-it, Jack Dorsey në një postim tregon vendimin, ku sqaron se duke filluar nga muaji i ardhshëm, të gjitha reklamat politike, në gjithë botën do të ndalohen.

Ai thotë se ky vendim vjen pasi kompanitë e mediave sociale u japin reklamuesve një avantazh të padrejtë në përhapjen e mesazheve politike që mund të jenë edhe Fake dhe manipuluese.

The social media platform is planning political ads to stop the spread of misleading news

Në postimin e tij ai shkruan:

‘Ne kemi marrë vendim që të ndalojmë të gjitha reklamat politike në Twitter globalisht. Ne besojmë se përcjellja e mesazheve politike duhet të fitohet, jo të blihet. Një mesazh politik fiton arritjen kur njerëzit vendosin të ndjekin një adresë të një politikani. Ndërsa reklamimi në internet është tepër i fuqishëm dhe shumë efektiv për reklamuesit, kjo fuqi sjell rreziqe të konsiderueshme për politikën, ku mund të përdoret për të ndikuar në vota e më pas ndikojnë në jetën e miliona njerëzve".

Dorsey sqaroi se ndalimi do të përfshijë disa përjashtime, të tilla si reklamat për regjistrimin e votuesve: ‘Kjo nuk ka të bëjë me shprehjen e lirë. Pagesa për të rritur shtrirjen e fjalës politike ka pasoja të konsiderueshme që infrastruktura e sotme demokratike mund të mos jetë e gatshme t'i trajtojë.

Njoftimi është vlerësuar gjerësisht nga njerëzit në Twitter. Në mbështetje të ndalimit, një përdorues tha: ‘Ekzaktësisht e drejtë, shprehja e lirë nuk do të thotë të shkatërrosh demokracinë duke lejuar reklama / propagandë politike që përhapin gënjeshtra dhe dezinformata.”/ Linku nga Metro/ Tiranapost.al. E.B

https://twitter.com/jack/status/1189634376121798656