• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Drejtori i Syri.net që hapi panik me lajmin e tërmetit: Ne u nxituam pak, por fajin e ka Rama


    Drejtori i Syri.net Bledian Koka ka reaguar në Facebook, pas ndalimit të dy gazetarëve Aurel Rakipllari nga Syri.net dhe Daniela Grica nga Gazeta Shekulli, të cilët publikuan lajmin se në orën 23:30 vendi do goditej nga një tërmet i fuqishëm, duke nxjerrë njerëzit jashtë nëpër sheshe e rrugë.

    Bledian Koka thotë se lajmi ishte i nxituar, por fajëson kryeministrin. Ja çfarë shkruan ai nga Facebook-u:

    O njeri i degjeneruar
    Mire qe nuk ben asgje per te qetesuar njerezit qe jane ne ankth po merresh me Syrin a thua se ta ka fajin Syri qe ke lejuar Tiranen te kthehet ne nje geto betoni e sot dilje si i plaku-shejtan e beje shpetimtarin pa lavdi. O turp i ketij vendi, o i pashpirt qe do te besh politike dhe ne kete nate te trishte, ti nuk e meriton emrin njeri e aq me pak kryeminister. Ti qe nuk ke lene media pa blere per te shperndare faren e degjeneruar te sundimit tend me te keq se termeti me i fuqishem, si skuth shkruan nga bunkeri yt fjale te qelbura duke u fshehur ne lakuriqesine tende te kermt. Hesht per hir te Zotit e mos bej gjynahe qe nuk do ti lash kurre. Ti qe nuk le zar te qeverise tende kur Ilir Meta te tha merr masa, e gjete shpetimin tend sot tek nje titull i shkruar ne ankth nxitimthi gabim nga njerez qe jane te traumatizuar si cdo tjeter i kryeqytetit sonte…
    p.s…njerez beni gajret, nuk ka portal qe parashikon oren e termeteve sepse ate e di vec i madhi Zot! Bashke me termetet lutjuni qe tju largoje sa me pare edhe kryeplakun e Surrelit se demi eshte njesoj…/ Tiranapost.al. 

    Emrat/ Publikuan lajmin e rremë për termetin 6 ballë, shoqërohen në polici dy gazetarë të medias online

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]