Aktualitet

Drejtori i Burgjeve: Kemi pasur raste kur janë porositur vrasje nga të dënuarit brenda qelive

Drejtori i Burgjeve: Kemi pasur raste kur janë porositur vrasje nga të

Nga Komisioni i Sigurisë në mbledhjen e sotme, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve foli për situatën aktuale dhe ndryshimet që do të sjellë sistemi 41 bis, ku të dënuarit me rreizkshmëri të lartë dhe që dyshohet se ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal edhe nga brenda qelive do të izolohen, monitorohen dhe do të kufizohen në takimet me njerëz nga jashtë.

Agim Ismaili tha se janë porositur vrasje nga burgu, dhe të gjitha të dhënat e disponuara do të dorëzohen në prokurori. Në lidhje me sistemin 41 bis në burgje ai tha se synohet që të burgosurit e rrezikshëm të ndëshkohen.

Ai përmendi edhe investimet që janë bërë në institucionet e burgjeve dhe spitalet.

"Ka raste që janë porositur vrasje nga burgu, do raportohen në Prokurori. Jemi gati të implementoj- më sistemin 41 bis në burgje. Do kufizohet koha dhe telefonatat. Synim kemi masën ndëshkuese për të burgosurit me rrezikshmëri të lartë. Kemi 32 të ndëshkuar për thyerje të rregullave të burgut. Ka një ulje të të dënuarve në burgje. Është dyfishuar fondi për uniformat në vitin 2019. Kemi investuar në spitalet e burgjeve. Pagat e policëve në burgje janë rritur". / Tiranapost.al.