Aktualitet

Drejtorët e rinj të spitaleve, te materniteti rikonfirmohet Arben Rrugia

Pas konkursit dhe shpalljes së fituesve, ka nisur emërimi i drejtorëve të rinj në spitalet e vendit.

Në maternitetin e ri “Koço Glozheni” është bërë rikonfirmimi i drejtorit Arben Rrugia i cili e ka drejtuar këtë institucion kohët e fundit.

Në konkursin e Ministrisë së Shëndetësisë, Rrugia është renditur i pari për këtë pozicion me 80 pikë.

Largimi i drejtorëve erdhi pas takimit me kryeministrin Edi Rama në vjeshtën e këtij viti, ku ai i akuzoi shumë prej tyre për paaftësi në menaxhimin e spitaleve./Tiranapost.al