• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Drejtimi i OSBE-së nga Shqipëria, një shans historik që kërkon vullnet mbipartiak


    Është një nga fitoret e ministrimit të tij në politikën e Jashtme dhe në një konferencë në Bratislavë për sigurinë, Ditmir Bushati rifreskon kujtesën se ky është një moment politik dhe strategjik i tipit; shans historik për vendin. Një status që vjen jashtë shiritit ku xhiron sot debati politik, ish ministri i Ramës e çon vëmendjen tek Presidenca e OSBE-së dhe tek efektet që ajo mund të ketë për rolin e Shqipërisë. Bushati flet për vullnet mbipartiak.

    Postimi i Ditmir Bushatit në Facebook: 

    Me ftesë të Kryesisë Sllovake të OSBE mora pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë për reformat në fushën e sigurisë në #Bratislavë, ku ndava me të pranishmit rrugën e reformave që ka përshkuar Shqipëria në këtë drejtim dhe nevojën për një ndërlidhje më efektive ndërmjet reformave në fushën e sigurisë, sundimit të së drejtës dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.

    Shqipëria mund të ofroj një kontribrut të çmuar gjatë kryesimit të OSBE-së vitin e ardhshëm, duke konsoliduar më tej praktikën e shkëmbimit të eksperiencave në këtë drejtim, e njëkohësisht ndërlidhjen më efikase ndërmjet OKB e agjencive të saj dhe OSBE.

    Është rasti të rikujtoj se marrja e drejtimit të OSBE-së nga Shqipëria, ishte një prej arritjeve më të mëdha të politikës së jashtme Shqiptare, por jo vetëm. E lidhur ngushtë me rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe me procesin e fitimit të vendit jo të përhershëm në tryezën e Këshillit të Sigurimit. Prandaj, le t’i shfrytëzojmë këto mundësi që kërkojnë vullnet mbipartiak, për t’i kthyer në histori suksesi!

    -OSBE është Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë është organizata më e madhe ndërqeveritare për sigurinë në botë. Mandati i tij përfshin çështje të tilla si kontrolli i armëve, promovimi i të drejtave të njeriut, liria e shtypit dhe zgjedhje të ndershme./ Tiranapost.al. E.B

    Ministri Bushati jep lajmin e mirë/ Shqipëria do të kryesojë OSBE-në në 2020-ën

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690