Aktualitet

Drejtësia, LSI gati për bisedime

LSI është e gatshme të ulet në bisedime për të rishikuar Kushtetutën. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bëri të ditur se deputetët e partisë së saj nuk do të jenë në seancën dëgjimore me kandidatët për kryeprokuror të përkohshëm, duke e quajtur atë të paligjshme.

“Komisioni është i paligjshëm, nuk e di me ca targeti e bën, nuk është KLP. Dëgjesat i bën KLP. Komisioni i ligjeve shqyrton ligjet, i përgatit për në seancat plenare dhe deri këtu. Mosngritja e KLP është një skenar i qëllimshëm për të rrëmbyer institucioni e Prokurorit të Përgjithshëm. Ne jemi të gatshëm për të rifilluar diskutimin për të ndryshuar ligjin për prokurorin përsa i përket KLP”, tha Kryemadhi.

Për kryetaren e LSI-së, asnjë ambasador i huaj nuk ka kërkuar shkelje të Kushtetutës, referuar dhe deklaratës së nënkryetarit Luan Rama një ditë më parë.

“Ambasadorët e huaj që janë në Shqipëri përfaqësojnë shtetet e tyre janë të detyruar të bashkëpunojnë me qeverinë shqiptare por dhe opozitën për shkak të vazhdimësive dhe marrëdhënieve mes shteteve. Por dua të theksoj që asnjë ambasador nuk ka kërkuar shkeljen e Kushtetutës dhe ligji shqiptar”, tha Kryemadhi. /g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]