Botë Te gjitha

BE drejt krijimit të Agjensisë Europiane të Punës


Bashkimi Evropian do të krijojë “Agjensinë Evropiane të Punës” për të mbështetur zbatimin e legjislacionit të BE-së në shtetet anëtare, në fusha si lëvizja e lirë e punëtorëve, transferimin e tyre në vendet e tjera dhe sigurimi social, raporton agjensia Anadolu.

Në një takim me shtetet anëtare në Bruksel Këshilli i BE-së njoftoi krijimin e agjensisë për zgjidhjen e problemeve të punëtorëve që punojnë në vendet e BE-së dhe problemet e punëdhënësve që kanë të bëjnë me lëvizshmërinë e punëtorëve përtej kufijve.

Kjo agjensi do të sigurojë qasje në informata për të drejtat dhe detyrimet përkatëse për punonjësit, punëdhënësit dhe autoritetet e vendit në rastet e lëvizshmërisë ndërkufitare. Po ashtu do të mbështesë koordinimin midis vendeve anëtare në këto fusha dhe do të kontribuojë në realizimin kontrolleve të përbashkëta. Ndërkohë që në Parlamentin Europian pritet të kryhen bisedimet dhe negociatat që do të zhvillohen. /Tiranapost.al