SPORT

Douglas Costa shumë pranë Juventusit

Duket se goditja e Juventusit në merkaton e kësaj vere do të jetë Douglas Costa. Bardh e zinjtë i kanë ofruar Bajernit të Mynihut 10 milionë euro për huazimin e lojtarit në sezonin 2017-2018 me detyrim blerje 30 milionë euro pas mbarimit të kësaj kontrate.

Megjithëse braziliani shkëlqeu në Bajernin e drejtuar nga spanjolli Guardiola, vitin e kaluar nuk bënte pjesë në preferencat e Carlo Ancelottit. Ai e sheh Juventusin si një mënyrë të mirë për të qëndruar në majat e futbollit evropian, ndërsa klubi torinez është i gatshëm të kënaqë edhe pritshmëritë financiare duke i akorduar një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon.

Me blerjen e Douglas Costa trajneri Massimiliano Allegri synon që ta bëjë Juventusin më ofensiv, duke pasur si objektiv të përhershëm fitimin e Champions League./Tiranapost.al