• Shqip
  • English
  • E premte, 17 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Dosja Babale/ Basha akuzon Ramën dhe dy prokurorët me emra: të korruptuar, rikthyet gjyqet politike


    Sot nga Gjykata e Apelit, prokuroria dha pretencën ku kërkoi dënimin me tre vjet shërbim prove (dhe pezullim i funksioneve publike)  për ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianji, me akuzën e “kallëzimit të rremë”, kryer në bashkëpunim. Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar me një postim në Facebook, ku shprehet se Edi Rama riktheu në shqipëri gjyqet politike kundër opozitës, 30 vjet pas diktaturës. Basha akuzon Ramën se përdori dy prokurorë, këto të fundit i tregon me emër e mbiemër dhe thotë se janë të korruptuar.

    Pretenca e dy prokurorëve të korruptuar është paracaktuar nga Edi Rama që të nesërmen e publikimit të skandalit, shprehet ndër të tjera Basha ku shton se beteja e PD me krimin e organizuar nuk do ndalet.

    Reagimi i Bashës: 

    30 vjet pas rrëzimit të diktaturës, Edi Rama rikthen në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës. Për të dënuar Ervin Salianjin, që denoncoi me fakte, përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafik droge, Edi Rama përdori dy prokurorë të korruptuar, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, që zbatuan sot skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës. Pretenca e dy prokurorëve të korruptuar është paracaktuar nga Edi Rama që të nesërmen e publikimit të skandalit.

    Askush, nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllin gojën as Ervin Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike. Beteja jonë me krimin e organizuar, dhe denoncimi i lidhjeve të krimit të organizuar me Qeverinë e Edi Ramës dhe shërbëtorëve të tij në drejtësi, nuk ka për tu ndalur.

    Lidhur me seancën sot: 

    -Prokuroria kërkoi tre vjet shërbim prove, konvertuar fillimisht nga kërkesa për 1 vit e 6 muaj burg për ish deputetin e PD-së Ervin Salianji

    -200 orë punë shërbimi publik për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili botoi audion.

    -Tre vjet burg për Fredi Alizotin dhe Ardi Veliun, 3 vite e gjashtë muaj. 

    Prokuroria akuzon Ervin Salianjin për kallëzim të rremë përmes një audioje ku pretendohet se është zëri i vëllait të Fatmir Xhafaj, i akuzuar nga PD për përfshire në trafik droge, por që nuk është vërtetuar. Salianji publikoi dhe audion nga selia e PD-së.

    Fredi Alizoti është marrë si i pandehur pasi akuzohet për kallëzim të rreme, ku pretendohet se ka imituar zërin e vëllait të ish ministrit Xhafaj.

    Në seancën e 23 shtatorit, Alizoi para prokurorëve pranoi se ka imituar zërin e vëllait të ish ministrit Xhafaj, dhe se i ishte premtuar një shumë parash prej 200 mijësh që sipas tij do ia jepte Ervin Salianji. Ky i fundit sipas Alizotit do e përdorte audion kundër ish ministrit të Brendshëm. Ai e ka pranuar vetë se videoja e famshme u realizua pranë selisë së PD-së. / Tiranapost.al. 

    Babalja/ Prokuroria kërkon 3 vjet shërbim prove për Salianjin: askush nuk do ia dalë dot t’më mposhtë

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post