Aktualitet

Dortmund befason me klauzolën e Haaland

Dortmund befason me klauzolën e Haaland

Pesë gola në 59 minutat e para të Bundesligës! Erling Braut Haaland bëri një debutim të ëndrrave me Borussia Dortmund, hapi i radhës në karrierën e tij pas eksperiencës te Salzburg.

Një transferim që është menduar shumë nga sulmuesi, i cili ka lënë derën hapur për një kalim te një tjetër skuadër. Ylli i kombëtares së Norvegjisë ka nënshkruar deri në vitin 2024.

Bashkë me kontratën, Haaland ka firmosur edhe një klauzolë vërtetë të ulët, prej vetëm 75 milionë euro. Megjithatë, kjo shumë nuk do të jetë në dispozicion për skuadrat e interesuara që në merkaton e verës.

Në rastin më të keq, nëse ai dëshiron të ndryshojë para përfundimit të kontratës në 2024, Borussia do të marrë të gjitha paratë e përdorura për Haaland mbrapa, duke përfshirë pagën, të gjitha komisionet dhe pagesa të mundshme speciale.

Haaland u transferua në "Signal Iduna Park" në fillimin e kësaj dritareje merkatoje nga Salzburg për shifrën e 20 milionë eurove. /XH.K