Lajme nga Bota

Dorëzohet Erdogan, pranon fitoren e kandidatit të opozitës në Stamboll

Dorëzohet Erdogan, pranon fitoren e kandidatit të opozitës

Dy ditë pasi partia e tij kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri sot një deklaratë të “papritur”, duke pranuar humbjen në Stamboll.

Erdogan tha se ethet e zgjedhjeve mbaruan dhe njerëzit janë nëpër shtëpi dhe po shijojnë jetën e tyre tashmë.

Kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu u shpall dje zyrtarisht fitues dhe sipas shifrave kryesonte me 13 729 vota më shumë ndaj ish-kryeministrit Binali Yildirim./Tiranapost/A.C