Lajme nga Bota

Dorëheqja e kryeministrit italian: Ku ka krizë ka zgjedhje

Dorëheqja e kryeministrit italian: Ku ka krizë ka zgjedhje

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka dhënë dorëheqjen, duke e zhytur vendin në trazira të reja politike. Kjo lëvizje e tij vjen në mes të tensioneve që kanë përfshirë koalicionin populist, përfshirë partisë e ekstremit të djathtë, Liga, dhe të majtën, Lëvizja e Pesë Yjeve.

Pas konsultimeve, presidenti italian Sergio Mattarella do të vendosë nëse do të krijohet një qeveri e re apo do të shkohet në zgjedhje të reja.

Më herët Conte ka akuzuar ministrin Salvini se ka vendosur interesat personale mbi ato të vendit. ndërkaq, edhe ky i fundit ka reaguar duke u shprehur se nuk do të ndyshojë aspak në qëndrimet e tij.

“Kur një forcë politike synon vetëm komoditetin e saj zgjedhor, ajo rrezikon interesin kombëtar. Zgjedhjet e Salvinit tregojnë mungesë ndjeshmërie institucionale, dhe po kështu të kulturës institucionale”, tha Conte, duke shkuar se “Ku ka krizë, ka zgjedhje”.

Në reagim Slavini u shpreh “Nëse do më duhej të bëja diçka, do veproja po njësoj, me forcën e të qenit një njeri i lirë, që nuk ka frikë nga gjykimi i italianëve. Kush ka frikë nga gjykimi i popullit italian, nuk është i lirë. Kjo është kripa e demokracisë”. /Përkthyer nga euronews për Tiranapost.al/