Kosova Te gjitha

Dora që të jep, por edhe të merr! Amerika fillon ndëshkimet ndaj Kosovës që s’heq taksën për Serbinë


Amerika i ka shtuar presionet për Kosovën, që të pezullojë taksën 100% ndaj mallrave të importuara serbe e i bën thirrje që të vazhdojnë dialogun me Serbinë për të arritur një marrëveshje që do i japë fund konfliktit historik. Por përballë rezistencës, i pari që i mëshon fort kësaj bindjeje që të mos e heqë taksën deri në pranimin e Kosovës shtet, po flasim për kryeministrin Haradinaj, vjen ‘ndëshkimi’ i parë.

Image result for timothy orr

Timothy Orr

Mësohet se gjenerali amerikan Timothy Orr ka anuluar vizitën në Kosovë, dhe kjo në shenjë pakënaqësie me vendimin e qeverisë së Kosovës për taksën.
Lajmin e bën me dije kreu i FSK-së Rrahman Rama, i cili ka vënë në dijeni presidentin Thaçi. Përmes një letre dërguar Thaçit, Rama shkruan se Washingtoni po shqyrton edhe masa të tjera, duke përfshirë edhe pezullimi ne programeve trajnuese dhe edukative për FSK-në.

Kujtojmë se gjenerali amerikan do vizitonte Kosovën në datat 16 dhe 18 shkurt, me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së vendit, por rezistenca po nervozon Amerikën që ka luajtur një rol kyç në përfundimin e luftës Kosovë-Serbi. / Tiranapost.al E.B

 

‘Presionet do vazhdojnë, Kosova nuk ka më ç’të bëjë’