Sport Te gjitha

Donnarumma: Shikoj përpara i qetë, unë besoj te Champions-i


Ardhja e planifikuar e Pepe Reina te Milani verën e ardhshme (spanjolli i ka bërë tashmë vizitat mjekësore) ka lëshuar tensione të reja mes familjes “Donnarumma” dhe klubit kuqezi. E ardhmja e Gigio duket të jetë e shënuar, por e tashmja e sheh atë si protagonistin e Milanit, në rikthim të plotë për të rifituar një vend në Europë, që ka shumë rëndësi. Objektivi është bërë më real se kurrë, që nga ardhja e Gattusos në stolin drejtues. “Në Milano gjeta një familje, u ndjeva menjëherë si në shtëpi, – tha Donnarumma për “Sky”. – Tani po bëjmë mirë, kemi më shumë balancë, jemi më shumë grup dhe Gattuso na jep një nxitje të madhe. Jemi më kompaktë dhe i përgatitim ndeshjet më mirë. Është një garë e këndshme, ndërsa ne jemi aty dhe besojmë. Kemi një detyrë për të besuar në të dhe ne do të përpiqemi deri në fund për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve”.

Sipas portierit të ri të talentuar, i kërkuar nga klubet gjigante në Europë, Milani ka gjetur kohezionin e duhur: “Ne jemi një grup i mirë, plot ngazëllim, çka tregon se kishim dëshirë të madhe për të marrë një rezultat pozitiv dhe harruar ndeshjen e së enjtes kundër Arsenalit. Ne e bëmë atë, tani shpresojmë për të ecur përpara, po ashtu”. Tani për tani, Donnarumma nuk mendon se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit: “Unë jam i qetë dhe i lumtur. Shikoj përpara i qetë”. /XH.K