Lifestyle Te gjitha TIP top

A doni pak ajër Krishtlindjesh nga vitrinat më fashion të botës?


Nga Milano në Paris, New York dhe Berlin, pamë pemët dhe vitrinat më spektakolare të zbukuruara për Krishtlindje.
Vitrinat dhe pemët e zbukuruara nga dyqanet e famshme të modës, janë vërtet frymëzuese dhe përcjellin magji festash. Pasi të shikoni këto foto, edhe ata që nuk i pëlqejnë festat e fundvitit, do të përfshihen në frymën festive të muajit dhjetor.
Në vitrinat e dyqanit Tiffany & Co ne Fifth Avenue gjendet një manekin i frymëzuar nga vitet ’60 si dhe figura me biskota Krishtlindjesh.

Departamenti i shitjeve Brown Thomas në Dublin izbukuruar dritaret duke sjellë atmosferën e muzikës Pop të Moulin Rouge, ndërsa Qendra Tregtare KaDeWe në Berlin ka zgjedhur të sjellë qytetet evropiane në një mënyrë të ftohtë. Më shumë zgjedhje klasike shohim te Prada, me prekje të kuqe, dhe Dior, që ndriçoi hyrjen e dyqanit me një pemë gjithë shkëlqim.
Swarovski e ka zbukuruar pemën me më shumë se 10.000 stoli.
Për më shumë, shijoni fotot e galerisë: