• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë TIP top

    Doni një ide se si të visheni nesër për në punë? Kopjoni Irena Kitën


    Juristja fashioniste ka realizuar foton e radhës: ajër pranvere, diell i nxehtë dhe një look që gjithsesi motit i rri serioz. Këmishë Gucci, sandale Fendi, pantallona Dior, syze Malene Birger. Këto janë markat e zgjedhura nga zonja e pasur, adhuruese e modës. Po ju mos u merrni me atë pjesë. Kombinimi mund të realizohet edhe pa etiketat e bujshme. Përshtatja e ngjyrave, modeli i pantallonave të gjera mbi kyçin e këmbës dhe këmisha e kuqe e mbërthyer janë një ide shumë e mirë për zonjat që punojnë në administratë dhe që akoma nuk e kanë ndarë mendjen se ç’të veshin nesër për në punë. Një veshje të ngjashme duhet ta kenë patjetër në gardërobë.

    irena kitaa