Aktualitet

Donald Tusk nesër në Tiranë. Presidenti i Këshillit Europian do takohet me Ramën

Donald Tusk nesër në Tiranë. Presidenti i Këshillit Europian

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk vjen nesët në Tiranë. Në orën 15:00 do të takohet me kryeministrin Rama me fokus tek negociatat, me vendimin që pritet në 18 tetor. Thuhet se do të ketë takime edhe me liderë të tjerë politikë.  Për takimin ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca i cili vlerëson vizitën e Tusk si tepër të rëndësishme.

Kur ka mbetur vetëm një muaj nga vendimi për negociatat e Shqipërisë më BE-në, ka pasur zhvillime të rëndësishme në vend. Kryeministri Rama ishte në Berlin të premten, ku u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel. Deri në fund të këtij muaji, Gjermania do të thotë fjalën e fundit, nëse do të pranojë apo jo fillimin e bisedimeve Shqiëpri-BE.

Vendimi përfundimtar për Shqipërinë, si dhe për Maqedoninë e Veriut do të merret në 18 tetor. Tusk do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, ku pritet të zhvillojë takime me krerët e politikës fqinje në Shkup. / Tiranapost.al. E.B