Aktualitet

Donald dhe Melania, as në mend as në fiqir që kishin përvjetorin e martesës

Të hënën që lamë pas Donald Trump dhe Melania paskan patur përvjetorin e 13-të të martesës. Po iku e shkoi si pa u ndjerë. Mirë ai se president e me punë shumë, plus burrat harrojnë, po ajo? As njëri e as tjetri nuk e zbërthyen gojën në publik. S`bënë asnjë urim.

[caption id="attachment_172706" align="aligncenter" width="588"](Donald Trump dhe Melania, foto nga Getty)[/caption]

Do thoni ju kanë festuar privatisht ata. E se kjo festë është shumë private për ta ndarë presidentët nëpër Instagrame. Edhe mundet. Vetëm se jemi mësuar që president të ndryshëm ta bëjnë edhe në publik këtë gjë. Obama, George Bush e të tjerë me radhë, nuk linin rast pa u treguar publikisht grave se sa shumë i donin.

[caption id="attachment_172709" align="aligncenter" width="397"](Postimi i Obamës në Twitter)[/caption]

[caption id="attachment_172710" align="aligncenter" width="458"](Urimi i George Bush për Laura-n, foto nga Instagrami)[/caption]

[caption id="attachment_172711" align="aligncenter" width="341"](Urimi i Hillary Clinton për Bill, foto nga Instagrami)[/caption]

Trump është histori tjetër.

Përshtatur nga: Marie Claire

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]