Aktualitet

Në shënjestër edhe kryebashkiaku i Vorës, PD: I dënuar në Greqi

Në shënjestër edhe kryebashkiaku i Vorës, PD: I dënuar

Pas Valdrin Pjetrit, një tjetër kryebashkiak në qendër të akuzave nga PD që  ka kërkuar që të bëhet një verifikim. Rasti bën fjalë për ndaj Agim Kajmaku, sipas PD rezulton të ketë kryer një  dënim në Greqi dhe ku më pas është dëbuar.

Sipas PD-së në kërkesën dërguar prokurorisë të firmosur nga sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, Kajmaku nuk mund të ushtrojë funksione publike pasi rezulton i dënuar në shtetin grek dhe pretendohet se ai prej 12 vitesh ka qenë i ndaluar për të udhëtuar në Greqi nga vitit 2004-në vitin 2016.

Pretendohet që Kajmaku të ketë jetuar në Greqi prej vitesh me një identitet fals dhe për të gjitha arsyet është subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Agim Kajmaku ishte kandidat i PS-së në Bashkinë e Vorës në zgjedhjet e 30 qershorit, ku edhe fitoi.

Në një reagim pas letrës së PD, kryebashkiaku i Vorës mohon akuzat, thotë se është i pastër se nuk ka qenë dënuar më parë dhe sqaron pse ndryshoi emrin në Greqi.  Kliko linkun më poshtë/ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/i-denuar-kryebashkiaku-i-vores-jam-i-paster-emrin-e-kam-ndryshuar-si-shume-shqiptare-ne-greqi-ja-perse/