Aktualitet

Dokumentet sekrete nga Italia që vulosin fatin e Tahirit. Xhafaj takon Ramën

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj mbajti në Kryeministri, një takim me kryeministri Edi Rama. Takimi mes tyre ka zgjatur vetëm pak minuta

Në Tiranë kanë mbërritur nga autoritete italiane mbrëmjen e të mërkurës dy dokumente të rëndësishme, që siç duket kanë vulosur kërkesën e prokurorisë ndaj Saimir Tahirit. 

Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri”, thotë organi i akuzës i cili këkron heqjen e mandatit për ish ministrin e Brendshëm.

Tani, Këshilli Mandateve do të dëgjojë provat e prokurorisë, që e dyshojnë deputetin Tahiri për përfshirje në grupin kriminal “Habilaj”, përderisa Prokuroria e Krimeve të Rënda pretendon se posedon të dhëna dyshuese. (Si i hiqet mandati Saimir Tahirit, kliko KËTU)

[caption id="attachment_129484" align="aligncenter" width="919"]Makina e ministrit të Brendshëm tek Kryeministria[/caption]

Ndërkohë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj mbajti në Kryeministri, një takim me kryeministri Edi Rama. Takimi mes tyre ka zgjatur vetëm pak minuta. Ende nuk dihen detaje të bisedimeve "kokë më kokë", por takimi vjen pak orë pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. /g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]