• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Doktoresha e Kryqit të Kuq italian tregon gjendjen e Alvinit: Foli dhe pak shqip


    Për Alinin ajo që i ka ndodhur nuk është e thjeshtë, në vend të lodrave ka dëgjuar shpërthime e ka parë terroristë me armë në dua. Por makthi në kampin e Ferrit për Alvinin mori fund, pasi sot në orën 7 të mëngjesit mbërriti në aeroportin e Romës dhe u prit nga babai i tij dhe dy motrat mes emocionesh të forta, ndërsa Alvini qëndronte i buzëqeshur, paksa i habitur nga e gjithë eksperienca e tij e hidhur.

    Në konferencën për shtyp nga aeroportit i Romës, ku foli ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, përfaqësues të ministrisë së Brendshme italiane, përfaqësues të Gjysmë-Henës së Kuqe siriane, ishin edhe përfaqësuesit e Kryqit të Kuq italian. Mes tyre ishte doktoresha e Kryqit të Kuq italian, e cila ka marrë pjesë në operacionin e shpëtimit të Alvinit.

    Ajo ka treguar se si e përjetoi Alvini largimin nga kampi i Al-Hol të Sirisë dhe momentet ku kaloi natën në hotelin në Bejrut. Për doktoreshën, tani fillon një jetë e re për vogëlushin 11 vjeçar.

    Ai është një kamp për jetimët, por Alvini nuk është jetim, ai ka babanë dhe dy motrat. Më në fund Alvini u largua nga kampi, arriti në Damask dhe Bejrut dhe tani në krahët e babait. Alvini ishte i buzëqeshur megjithë tmerrin që ka kaluar. Alvini ka jetuar prej pesë vitesh në kamp, nuk flet më italisht, ai flet pakëz shqip, por mendoj se do e rikuperojë gjuëhn italiane pasi edhe familja e tij jeton këtu në Itali. Ishin të sigurt se Alvini do kishte besim tek ne. Nuk na bëri rezistencë në asnjë moment.  Në hotelin ku qëndruam, Alvini ka ngrënë patetina, luante me telefon, lëvizte nëpër dhomë, se sigurisht një ambient i panjohur. Jeta e tij fillon tani, dhe nuk mendoj se do jetë shumë e thjeshtë për të. Në hotel nuk donte të flite, por të luante. Ne e nbajtëm premtimin, i thamë babait të tij dhe tani e kthyem në shtëqi./ Tiranapost.al. E.B

    Aereoporto di Fiumicino: torna in Italia Alvin Berisha, il bimbo sequestrato dalla madre che combatteva con Isis e ritrovato in un campo profughi siriano

    Publiée par Corriere della Sera sur Vendredi 8 novembre 2019

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post