• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Dojna Mema në zi e nis programin me disa fjalë për të atin


    Dojna Mema vendosi të mos mungonte asnjë puntatë në program pas humbjes së të atit. Dhe sot, ende në zi u kthye në Pop Culture duke e nisur me disa fjalë pikërisht për këtë ngjarje.

    View this post on Instagram

    @pop_culture_tch @topchannelalbania

    A post shared by Dojna Mema (@dojnamema) on

    “Shumë prej jush e dinë që kjo e shtunë është pak e komplikuar për mua por këmbëngula personalisht të isha në ekran, pavarësisht mbështetjes së pakushtëzuar të familjes sime të dytë Top Channel që më thanë të merrja kohën që më duhej për të rinisur, por sot unë do doja të isha pranë jush. Të martën e kaluar humba tim atë. Nuk je asnjëherë gati për t`i thënë lamtumirë një pjese tëndes, megjithatë jam shumë e bindur që ai me buzqeshje do të thoshte: të dua të fortë bab. Sot në Pop Culture jam për të dhe në vazhdim do kem një shtysë më shumë”, tha Dojna ende në zi, në nisje të programit të sotëm.

    *Ky post u realizua nga Fabjola Hije zbardhur nga Pop Culture në Top Channel

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post