• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Rajoni Të gjitha

    Doing Business 2020, mungesa e Bursës penalizon Shqipërinë


    Burime nga Banka Botërore kanë sqaruar për Tirana Post se renditja e Shqipërisë në raportin e fundit të Doing Business është penalizuar. Bëhet fjalë për një ndryshim në metodologji, pasi përpiluesit e raportit kanë futur si kriter vlerësimi edhe një indeks për Stock Exchange që vendi ynë duhet ta ketë, por ende nuk e ka.

    Shqipëria ka rënë me 9 vende në renditje për shkak të ndryshimeve të metodologjisë që përfshin fokusimin në një grup-indikatorësh që lidhen me qeverisjen aksionare në mbrojtje të investitorëve të vegjël. Kjo e fundit nënkupton se nëse vendi nuk ka një bursë aktive të letrave me vlerë, me të paktën dhjetë firma joshtetërore të listuara atëherë nuk jepet asnjë pikë për treguesin e Stock Exchange, sqarojnë burime nga Banka Botërore.

    Në raportin e publikuar sot, Shqipëria renditet në vendin e 82-të. Me 67.7% pikë. Ndërsa në raportin e vitit 2019, Shqipëria mori 69.51% pikë dhe u rendit në vendin 63. Shqipëria në raportin e fundit, ka humbur vende në renditje, por në aspekt pikësh, ka pësuar një ndryshim të lehtë.

    Raporti e renditi Maqedoninë e Veriut në vendin e 17-të, me 80.7 % pikë duke u vendosur në vendin e parë në gjithë Ballkanin Perëndimor për ecurinë pozitive në politikat ekonomike.

    Si i vlerëson Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut raporti i Bankës Botërore: Doing Business?

    Për Shqipërinë:

    Shqipëria rriti besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike, përmes sistemit automatik të Kontrollit Mbikëqyrës dhe Përvetësimi i të Dhënave (SCADA)
    sistemi automatik i administrimit të energjisë për monitorimin e ndërprerjet dhe restaurimi i shërbimit.

    Reformat që ndikojnë në treguesit e punëtorëve të punësuar janë përfshirë në raport, por nuk ndikojnë në renditjen e Doing Business. Për reformat në pagimin e taksave, kur një ekonomi prezanton një vlerë tatimi të shtuar ose tatimi mbi shitjet, reforma klasifikohet si një reformë neutrale edhe pse kjo reformë rrit ngarkesën administrative mbi firmat. Reformat për taksat të përfshira në raport, janë ato të implementuara në vitin kalendarik 2018 (1 janar 2018, 31 dhjetor 2018.

    Performanca më e dobët për ekonominë shqiptare vjen në drejtim të lejeve të ndërtimit, që na rendit në vendin e 166-të në botë, nga vendi i 151-të i një viti më parë, apo vendi i 106-të i 2017-ës. Përkeqësimi në renditje duket se vjen kryesisht nga nën-indikatori i mbrojtjes së investitorëve të minoritetit.

    Ai i pagesës së taksave na rendit në vendin e 123-të në botë, ndërsa ai i hapjes së një biznesi në vendin e 53-të nga vendi i 50-të një vit më parë. Indikatroi i vetëm në përmirësim është ai i marrjes së elektricitetit, nga vendi i 140-të në të 107-tin.

    Për Maqedoninë e Veriut:

    Zbatimi i kontratave duke thjeshtuar llogaritjen e tarifave përmbarimore, si dhe duke e bërë procesin e përgjithshëm më pak të kushtueshëm.

    Punësimi i punëtorëve- Maqedonia e Veriut ndryshoi rregulloret e punës për periudhën provuese, rregullat prioritare gjatë pushimeve nga puna dhe riemërimin, si dhe pagesa për shkëputjen. Linku origjinal këtu / Tiranapost.al. 

     

     

    Raporti i Bankës Botërore: Maqedonia e Veriut më e mira në Ballkan, Shqipëria humbet në renditje, e para Zelanda e Re

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post