Aktualitet

Dogjën mandatet, por jo privilegjet. Sa para përfitojnë PD e LSI nga buxheti i shtetit për 2020-ën?

Dogjën mandatet, por jo privilegjet. Sa para përfitojnë PD e LSI

I kanë djegur mandatet dhe janë jashtë parlamenti, por PD dhe LSI këtë vit do të marrin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rreth 600 milionë lekë, për të përballuar shpenzimet e veprimtarive të tyre gjatë vitit 2020.

Për këtë ka folur anëtari i KQZ-së Bledar Skënderi, ku në intervistë më ABC News ka sqaruar se sipas ligjit, financimi lidhet jo me praninë e tyre në parlament, por me rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Kjo do të thotë se pavarësisht se PD dhe LSI i dogjën mandatet e tyre parlamentare, do të vijojnë të kenë privilegje.

Nga buxheti i shtetit do të marrin 600 milionë lekë të vjetër për 2020-ën. Qeveria Rama i ka shkurtuar fondt për partitë pas tëmretit duke dhënë 500 milionë lekë të vjetër më pak në total. Dhe sipas llogarive, PD do të përfitojë një shumë prej 390 milionë lekë të vjetra, ndërsa LSI do të marrë 200 milionë.

Ndërsa partia qeverisëse, PS do përfitojë 630 milionë lekë të vjetër, ndërsa shuma tjetër do ndahet mes partive të vogla, sipas votave të grumbulluara nga zgjedhjet e vitit 2017./ Tiranapost.al. 

https://youtu.be/bcZxP7ZkKik