Aktualitet

‘Do t’ju prishet goca tani që e çuat për artiste’. Aishe Stari tregon paragjykimet me të cilat u përball familja e saj

‘Do t’ju prishet goca tani që e çuat për

Aktorja durrsake, Aishe Stari, e ftuar në Soiree ka rrëfyer hapat e parë të karrierës, kur sapo kishte nisur universitetin e arteve dhe përballjet e vazhdueshme me opinionin.

Mentaliteti i mbyllur i asaj kohe i paragjykonte artistet dhe ja ç`tregon ajo sot.

“Mendimi ka qenë patriarkal. Më kujtohet kur shkova kur u hap shkolla e lartë për aktore dhe e kanë kapur mamanë time kushedi sa njerëz duke i thënë: ‘si e çove ti gocën për artiste, do t’ju prishet goca’”, tha Aishe që numëron me dhjetra role në komedi.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije referuar "Soiree" në Top Channel