• Shqip
  • English
  • E martë, 10 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Do të rriten pagat, çfarë do të ndikojë


    Në vitet e ardhshme pagat pritet të rriten me ritme më të përshpejtuara. Kjo do të vijë si rezultat e kërkesës së lartë për punësim në disa sektor, teksa forca e punës ka ndalur rritjen.

     “Vlerësimet tona sugjerojnë se ekonomia po operon në kushtet e një shfrytëzimi më të plotë të kapaciteteve të lira në tregun e punës. Duke mbajtur parasysh kohëvonesën e reagimit të pagave ndaj mbylljes së hendekut të shkallës së papunësisë gjatë tremujorëve më të fundit, në të ardhmen pritet një shtim i presioneve rritëse në paga, duke kontribuuar në kthimin e inflacionit drejt objektivit në periudhën afatmesme”, shkruan “Monitor” duke cituar Bankën e Shqipërisë.

    Rritja mesatare e pagës gjatë periudhës 2015 – 2019 ka qenë relativisht më e shpejtë në sektorin e shërbimeve (“Pasuritë e paluajtshme, aktivitetet profesionale dhe shërbime mbështetëse”), por edhe në pozicione me pagë nën nivelin mesatar të pagës në ekonomi (“Tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor”).

    Por deri në gjashtëmujorin e parë 2019 rritja e pagës mesatare në ekonomi ka rezultuar më e ngadaltë, me gjithë dinamikat pozitive në tregun e punës. Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë është rritur mesatarisht me 2.5% në terma nominalë dhe me 0.7% në terma realë, gjatë periudhës 2015 – tremujori i dytë 2019.

    Sipas gjinisë, paga mesatare për meshkujt jo vetëm mbetet më e lartë se për femrat , por edhe është rritur me një ritëm mesatar vjetor lehtësisht më të lartë. Ndërkohë, gjatë viteve 2017 dhe 2018, treguesi i pagës është rritur mesatarisht me 3.0% dhe 3.1%, ndërkohë që në gjysmën e parë të këtij viti rritja vjetore rezultoi më e lartë, rreth 4.7%./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post