Aktualitet

Do të martoheshin! Shoku i fotografit tregon për planet e modeles shqiptare dhe të dashurit, që vdiqën në aksident

Do të martoheshin! Shoku i fotografit tregon për planet e modeles

Modelja shqiptare Stella Vasilika Kerxhalli ndërroi jetë bashkë me partnerin e saj fotograf, pas një aksidenti në Romë, Itali. Ngjarja e rëndë ka trishtuar familjartë dhe të gjithë ata që e njihnin çiftin.

Stella dhe 30-vjeçari Christian Milo ishte njohur gjatë një seti fotografik, 7 vite më parë. Ajo pozonte si modele për apartin forografik të Christian-it, i cili që nga dita e parë nuk ia ndau sytë.

“Ata ishin shumë të dashuruar. Kishin shkuar për të jetuar bashkë në ‘Giardinetti’, kishin blerë një shtëpi dhe kishin filluar planet për martesë. Nuk mund ta besoj është një makth. Unë humbas një koleg, një mik dhe një vëlla. Ai ishte personi i parë që takova në Akademi dhe që atëherë kemi shkuar përpara së bashku. Ai bënte fotot dhe unë videot. Të mërkurën ne e kishim lënë të takoheshim së bashku”, tregoi për mediat italiane Giuseppe Torcaso, një bashkëpunëtor i ngushtë i Christian.

Prindërit e Christian ishin me pushime kur mësuan për ngjarjen e ndodhur. Motra e tij e tronditur shprehet se, pavarësisht se nuk dihet si ka ndodhur aksidenti, Chris dhe Stella nuk janë më.

Ata po udhëtonin me një motor, në momentin që u përplasën nga një automjet tip “Benz”./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/aksidenti-tragjik-i-merr-jeten-modeles-shqiptare-dhe-te-dashurit-fotograf/